Trukimet në Itali, të përfshirë 22 ekipe dhe 52 lojtarë
Lajmi u bë i ditur nga Federata italiane e futbollit, e cila megjithatë në pritje të përfundimit të kampionatit nëpërmjet një komunikate bëri të ditur vetëm numrin e skuadrave të përfshira 22 dhe atë të lojtarëve 52, ndërsa emrat do të mësohen pas mbylljes së sezonit.

Në prag të përfundimit të kampionateve të futbollit në itali, prokurori federal Stefano Palaci publikon listën e parë të skuadrave që do të hetohen për përfshirje në trukimin e ndeshjeve të kampionatit Italian pas dosjeve të përpiluara nga prokuroria e Kremonës.
Lajmi u bë i ditur nga Federata italiane e futbollit, e cila megjithatë në pritje të përfundimit të kampionatit nëpërmjet një komunikate bëri të ditur vetëm numrin e skuadrave të përfshira 22 dhe atë të lojtarëve 52, ndërsa emrat do të mësohen pas mbylljes së sezonit.
Gjithsesi nga ajo që kuptohet pritet të jetë një verë mbytëse për futbollin Italian, që mund të sjellë penalizime skuadrash dhe individësh, gjë që mund të cojë dhe në ndryshimin e renditjes së kampionatit aktual.
Gjithsesi shtypi Italian nga burimet e tij, bën të ditur se ndër klubet aktuale të Serisë A të përfshira në këtë hetim përvec Atalantës, bëjnë pjesë dhe skuadrat e Novarës dhe Sienës, dhe pse për këtë të fundit prokurori Palaci duhet të kryejë dhe një marrje të fundit në pyetje, sic është ajo e Filippo Carobbio, ish-lojtar i Sienës që mendohet se ka luajtur rolin e ndërmjetësit.
Gjithsesi pjesa më e madhe e skuadrave të implikuara I përkasin serisë b, plot 12, duke nisur nga Albinolefe, Ascoli, Bari, Crotone, Grosseto, Livorno, Modena, Padova, Reggina, Torino, Varese e Verona Në listën e përpiluar nga prokuroria e Kremonës, janë në total 33 ndeshje nën hetim, 29 prej të cilave në Serinë B dhe 4 në Kupën e italisë së sezonit 2010/2011.
Ndërkohë që përvec 52 lojtarëvë do të hetohen dhe 4 drejtues klubesh dhe 3 trajnerë, 2 prej të cilëve aktualisht nën drejtim. Nëse akuzat do të vërtetohen atëherë drejtues të shumtë, lojtarë por dhe klube në italic rrezikojnë dënime të rënda, të cilat mund të shoqërohen përvecse me arrestime dhe me zbritje në kategori.





