Biznesmeni Ramiz Haliti ofron Natasha Bekvalac një shumë të madhe parash prej 150 mijë eurosh për një orë  që ti këndoj në ditëlindjen e tij të dyzetë në qendër të Prishtinës, shkruan gazeta serbe “Kurir”.

Ramiz Haliti, një biznismen  i njohur kosovar në qendër të Prishtinës do të organizojë një festë të madhe me rastin e ditëlindjes së tij të 40-të. Ai dëshiron që këtë përvjetor ta pres me zërin e Natashës. Për një orë shfaqjeje Natashës, biznesmeni shqiptar i ka ofruar 150 mijë euro shkruan në numrin e sotëm gazeta serbe “Kurir”, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”.

Miqtë e Ramizit për çdo ditë janë duke u përpjekur për t’ia përmbushur një dëshirë të tillë me rastin e ditëlindjen së  tij, por kjo ide duket se nuk do të realizohet, tha një burim i afërt me pop yllin për ketë medium.

Ndërsa burime të afërta me këngëtaren serbe Natasha, për mediat kanë deklaruar “Natasha, nuk do të shkoj në Prishtinë dhe, më në fund, nuk ka aq shumë para që do të mund ta çonin atë në Prishtinë për të kënduar. Ajo s’ka asgjë  kundër askujt, por nëse një admirues, sikur ky zotëria shqiptar nga Kosova, mund ta shohin dhe dëgjojnë kur të duan në disa nga koncertet e saj në Serbi dhe në Evropë”.