Ndonëse nuk ka asnjë ligj që e pengon diçka të tillë, vlerësohet se takat e larta janë një rrezik potencial, pasi mund të ngecin midis pedaleve, duke bërë të pamundur shkeljen në kohë të frenave apo gazit, nëse një situatë rreziku do të paraqitet.
Shoferet me taka, rrezik vdekjeje

Ekspertët e sigurisë rrugore në Britani kanë kërkuar që të aplikohen gjoba të rënda për të gjitha ato gra që i japin makinës me këpucë të papërshtatshme.

”Daily Mail” publikoi të martën një artikull, në të cilin ngrihej shqetësimi për një lidhje të qartë të shumë rasteve të aksidenteve, me mbajtjen e takave nga drejtueset e automjeteve.

Ndonëse nuk ka asnjë ligj që e pengon diçka të tillë, vlerësohet se takat e larta janë një rrezik potencial, pasi mund të ngecin midis pedaleve, duke bërë të pamundur shkeljen në kohë të frenave apo gazit, nëse një situatë rreziku do të paraqitet.

”Drejtimi i një mjeti është një përgjegjësi që duhet të merret shumë më seriozisht. Është shumë shqetësuese që shumë drejtuese femra kanë pak respekt për sigurinë e tyre dhe të personave të tjerë, duke veshur këpucë aspak të përshtatshme”, deklaroi një eksperte e sigurisë rrugore.

Më parë, një anketë e realizuar tregoi se 40% e femrave ngasin makinën me taka. Në një raport të njëjtë përqindje është numri i grave që mbajnë këpucë të sheshta në makinë vetëm për drejtim, ndërsa një në pesë femra është në gjendje të drejtojë zbathur.