Rrëzimet më brutale të yjeve
Ka diçka magjike në performancat “live”, dritat e reflektorëve, zërimi, adhuruesit “e çmendur”… Por, ka yje të pafat të cilët janë rrëzuar në skenë dhe janë turpëruar para të gjithëve.

Ka diçka magjike në performancat “live”, dritat e reflektorëve, zërimi, adhuruesit “e çmendur”… Por, ka yje të pafat të cilët janë rrëzuar në skenë dhe janë turpëruar para të gjithëve. Revista “Maxim” rikujtoi disa nga rrëzimet më brutale të yjeve, ndërsa ju mund t’i shikoni edhe vetë dhe ta përzgjidhni më “të tmerrshmin”.
Beyonce
Diva e muzikës Beyonce u bë edhe një “viktimë” më shumë e takeve të larta. Pra, ajo gjatë një performance faji i takeve 12 centimetra të larta “ e puthi” dyshemenë.
Steven Tyler
Anëtari i grupit “Aerosmith” në një paraqitje në Dakota gjatë ekzekutimit të hapave të vallëzimit ra mbi publikun, dhe përveç që emocionoi fansat, përfundoi me kraharor të thyer dhe fitoi dëmshpërblim. Kjo nga shumë u quajt “rrëzimi i përkryer i rokerit”.
Pink
Gjatë një koreografie këngëtarja Pink e humbi baraspeshën dhe ra mbi duart e sigurimit. Rrëzimi dukej shumë i dhimbshëm, dhe gjykuar sipas fytyrës së Pink-ut dhe deklaratave të mëvonshme ashtu edhe ishte.
Dizzee Rascal
Reperi britanik Dizzee Rascal shumë “ishte nxehur dhe ishte futur” në botën e repit të tij, sa që nuk pa asgjë para vetës dhe ra mbi zmadhueset që gjendeshin në skenë. Kjo vërtetë ishte e dhimbshme.





