Roma kërkon Palacion
Drejtuesit e Romës kanë shprehur interesim për transferimin e sulmuesit të Genoas, argjentinasit Rodrigo Palacio, njofton të martën “Corriere dello Sport”. Skuadra e Romës e sheh Palacion 30-vjeçar, si përforcim adekuat për edicionin e ardhshëm dhe për shërbimet e tij është e gatshme të paguajë 13 milionë euro. Palacio ka kontratë me Genoan deri në qershorin e vitit 2014, kurse këtë edicion ka qenë lojtari më i mirë me 19 gola të shënuar në 32 ndeshje të zhvilluara në Serie A. Krahas Romës, situatën e Palacios te Genoa po e monitorojnë edhe dy skuadrat e tjera nga Italia, Juventus e Inter.






