“Ku ke qenë të jetën tënde”, ka shkruar poshtë fotos Rihanna ku duket gjysmë lakuriq.
Zmadho fotografinë

Rihanna lakuriq në Twitter

Rihanna në profilin e saj në Twitter ka publikuar një foto gjysmë lakuriq. Kjo erdhi pas një interviste të babait të saj për revistën Heat ku thonte se ai kur e ka parë për herë të fundit vajzën e tij, ajo ka qenë me mbi peshë.

“Ku ke qenë të jetën tënde”, ka shkruar poshtë fotos Rihanna ku duket gjysmë lakuriq.

Në një vit, këngëtarja ka humbur disa kilogramë dhe aktualisht gëzon një formë më të mirë se kurrë. Çuditërisht, merita për këtë është e babait të saj, Ronald Fenty, i cili pranoi në një revistë se ishte i pari që i vuri në dukje të bijës që ishte shëndoshur shumë.

”Mendova se ishte e shëndoshë herën e fundit që e pashë dhe ia bëra të ditur këtë. Megjithatë, në shfaqjen e “Grammys”, ajo kishte një formë trupore të shkëlqyer dhe dukej shumë mirë. Ka realizuar një dietë dhe ajo ka dhënë efektet e saj”, deklaroi Fenty.

Megjithatë, në një intervistë të dhënë për revistën “Vogue” disa muaj më parë, Rihanna pretendonte se nuk ishte duke u stërvitur për të rënë në peshë, por vetëm për të mbajtur trupin e saj të tonifikuar.

”Për herë të parë në jetën time, nuk dua që të heq zonat e mia të bëshme. Thjesht, dua të kem një trup të tonifikuar”, deklaroi këngëtarja e lindur në Barbados.

Rihanna

Rihanna