Reperi Gold AG është duke punuar për projekte të reja muzikore. Ai këto ditë ka hedhur në YouTube këngën më të re “Ty o Gostivar”.

Gold AG për Telegrafi ka pohuar se kënga “Ty o Gostivar” është një këngë që prek çdo zemër shqiptari dhe ka për tu pëlqyer shumë.

“Muzikën e këngës “Ty o Gostivar” e ka punuar Dj. Suat, tekstin e kam shkruar, vet si gjithmonë ndërsa është incizuar në Randobrava Records. Është një këngë qe prek në çdo zemër shqiptari,ka pak ore qe ka dal dhe po pëlqehet tej mase. Sa për klip nuk i dihet por në plan tash për tash nuk është në plan”, ka thënë reperi.

Gold AG ka thënë edhe se së shpejti do të do të vijë në bashkëpunim me Ismet Bexhetin.

“Në fund të muajit del edhe kënga e re së bashku me videoklip me titullin ‘Komandat’, kjo këngë është në duet me Ismet Bexhetin dhe klipi është punuar nga Urban Graphics. Ka këngë të shumta që do të dalin njëra pas tjetrës shpresoj që do të ketë kënge më shumë se çdo vit tjetër”, ka shtuar Gold AG.