E dashura e Crouch, Abbey Clancy: Stresi më dëmton fëmijën

E dashura e futbollistit të kombëtares angleze, Peter Crouch, Abbey Clancy deklaroi se është e shqetësuar se stresi pas tradhëtisë së të shoqit mund të dëmtojë fëmijën që mban në bark.
Modelja shtatzanë, e cila duhet të lindë në mars, deklaroi për “The Guardian”: “Kam frikë se stresi po më dëmton fëmijën. Shpresoj shumë që të gabohem, por ndihem shumë e thyer”.
24-vjeçarja pranoi se ka vuajtur shumë pas publikimit të lajmit të marrëdhënies së bashkëshortit e saj me një prostitutë, më parë gjatë gushtit.
”Mendoj se divorci i prindërve të mi më ka prekur në fëmijërinë time. Nuk më pëlqen të tregohem e dobët përpara njerëzve apo të qaj, por ndonjëherë nuk mund të bësh ndryshe”.
Megjithatë, Abbey theksoi se pavarësisht zhgënjimit që ndien prej Crouch, ata kanë vendosur të përpiqen të kalojnë të dy së bashku këtë situatë dhe se asnjëri nuk ka menduar për t’u divorcuar.


- Share eshte e lejuar per te gjithe.
-Behu Pjes e Jona ne Facebook.
-Bashkohu me Njoftohu ne Facebook.





