Ndoshta ka qenë një nga spotet më të ndjekura nëpër televizionet e Tiranës, dhe në internet, sepse ia vlen ta shohësh bukuroshen Afërdita Dreshaj duke u larë me birrën “Tirana”, megjithëse, aty përreth e shijojnë edhe meshkuj, apo burra të moshuar.

Kjo është reklama që modelja ka pranuar të bëjë, pas eliminimit të saj nga “Dancing with the Stars”. Me birra “Tirana” në duar dhe kuqaloshe si asnjë herë tjetër, Afërdita, tani për tani është “in” me këtë reklamë./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/